Kronikë e zezë

Vritet aksidentalisht ekonomisti i një kompanie në Kurbin, shënjestra ishte pronari

 

70-vjeçari S.M., ekonomist i një kompanie private, është vrarë gjatë një atentati të shtunën paradite në fshatin Gurez të Kurbinit, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari A.GJ., 51 vjeç.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka thënë se sulmi është kryer me armë automatike me breshëri plumbash. Sipas tij, shënjestër e atentatit ishte pronari i kompanisë.