Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkrime me motive ndëretnike në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Veriu

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast për “nxitje, urrejtje dhe mosdurim ndëretnik”, që thuhet se ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit të Policisë një burrë ka raportuar se në shtëpinë e tij e cila është në proces të ndërtimit, persona të panjohur kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike.

“Mitrovicë Veri / 31.01.2024 - 07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij e cila është në proces ndërtimi kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë.