Policia e Kosovës ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë në pronësi të Millan Radoiçiqit, i cili dyshohet për përfshirje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot gjatë ditës policia ka kryer një bastisje në Zveçan me ç’rast ka konfiskuar një motobarkë (skaf) që dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili njëherësh është i dyshimtë për involvim në rastin Banjska”, ka thënë ai.
Barka e Millan Radoiçiqit sipas burimeve të KOHËS, është konfiskuar në shtëpinë e mikut të tij, Radule Steviq.