Kronikë e zezë

I mundësuan një personi të marrë dokumente me identitete të rreme, arrestohen dy zyrtarë në Obiliq

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq, nën dyshimin se i kanë mundësuar një personi që të marrë dokumente zyrtare me identitete të rreme.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas një pune hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova relevante për të dyshuarit me iniciale (I. M.) dhe (A. G.), zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, për të cilët dyshohet se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Certifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme”, thuhet në njoftimin e Policisë.