Kronikë e zezë

Aksioni i EUROPOL për shënjestrim të trafikimit, pjesë edhe Kosova

 

EUROPOL ka njoftuar se nga 13 deri më 18 nëntor të këtij viti, në koordinim me forcat e rendit nëpër Evropë ka shënjestruar trafikimin e armëve, të drogës, trafikimin me migrantë e qenie njerëzore.

26 shtete nëpër Evropë kanë marrë pjesë në këtë aksion, në mesin e tyre edhe Kosova. Operacioni u drejtua nga një qendër koordinuese ndërkombëtare në Shkup. Morën pjesë mbi 22 mijë policë.