Kronikë e zezë

Parandalohet një rast kontrabande nga Serbia

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandës nga Serbia.

Policia ka thënë se të mërkurën është vërejtur duke lëvizur një traktor me rimorkio të improvizuar nga fshati Tërnoc i Bujanocit përmes rrugëve malore që lidhen me fshatin Hodonc në Kamenicë.