Kronikë

Digjet vetura e nënkryetares së Leposaviqit

Një veturë është djegur në mbrëmjen e së hënës në Leposaviq. Bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.

Elshani ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.

Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiqin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.