Kronikë

Arresohet një serb në Merdar, dyshohet për krime lufte

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Një person është arrestuar të martën në pikën kufitare Merdar nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari serb T.B., është lokalizuar dhe arrestuar në orët e pasdites.

52-vjeçari dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile të kryera gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

“Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.