Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e të shtunës është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, te “Përroi i Njelmët”.
Policia në raport ka njoftuar se ka marrë informata rreth orës 5:40 se gjendet i shtrirë një person në rrugë. Ekipet mjekësore më pas kanë konstatuar vdekjen e personit.
“Përroi i Njelmët, Prishtinë 30.09.2023 – 05:40. Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.