Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Në raportin e Policisë, thuhet se i dyshuari fillimisht nuk kishte zbatuar urdhrat e policisë e më pas ka sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë sulmit njërit polic i është thyer dora. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 30.09.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.