Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 5 vjet burgim dhe gjobë 200 euro N.A. për “trafikim me njerëz”.
Ai u shpall fajtor se kishte detyruar tre persona, që të kërkonin lëmoshë dhe të hollat e fituara ua merrte më pas. Ai gjatë gjithë kohës sa tre të “rekrutuarit” kërkonin lëmoshë në të nxehtë, pushonte në automjet.
“I pandehuri akuzohet se ‘nga data 05.06.2022 deri me datën 08.06.2022 në Gjakovë, në lokacione të ndryshme si afër marketit “V. F. S.’, pastaj në parkun e qytetit, në qendrën e qytetit dhe lokacione tjera, i pandehuri duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të të dëmtuarve E.B., E.B.(1) dhe S.Sh., me qëllim të shfrytëzimit dhe përfitimit nga ta, e duke i kanosur me përdorim të forcës, fillimisht bën rekrutimin e tyre ku i merr që të tre të dëmtuarit nga qyteti i Pejës, e më pas duke i transportuar me automjetin “Golf IV”, e duke i detyruar që të kërkojnë lëmoshë nga qytetarët gjatë gjithë ditës, në orar të pa caktuar dhe mot të nxehtë, ndërsa i pandehuri gjatë kësaj kohe ka qëndruar në automjet të marrë me qira, duke pushuar, e në orë të vona të pasdites të dëmtuarit kanë qenë të detyruar që të gjitha të hollat e fituara nga lëmosha të ia dorëzojnë të pandehurit, ndërsa natën ta kalojnë në ambiente të ndryshme të pa përshtatshme”, thuhet nga Gjykata.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.