Dogana konfiskon mallra të ndryshme nga gjashtë lokacione në Gjakovë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mallra të ndryshme në kontrollet që ka kryer në gjashtë lokacione të ndryshme në Gjakovë të mërkurën.
Sipas njoftimit, Dogana ka konfiskuar 30 telefona Samsung dhe iPhone, 62 pajisje Airpods, 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia, 29 pako qaj për dobësim dhe 88 pako të ndryshme të stimulueseve seksualë.
“Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës”, thuhet në njoftim.
“Dogana e Kosovës është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndaluar kontrabandën dhe të mbrojë interesat e tregtisë legjitime dhe të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, vijon njoftimi.