Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 20-vjeçar në Vushtrri të shtunën për “prezantim të rremë”.
I dyshuari raportohet se ka telefonuar disa herë në linjë emergjente, duke tentuar t’i vë në lajthitje policinë duke lajmëruar rrejshëm si ankues. Po ashtu ai ishte prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar.
“Hetuesit policor, kanë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar t’i vë në lajthim policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, poashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar. Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.