Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri të Kosovës.
Patrullat policore gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, të premten në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar speca me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’. Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu”, thuhet në njoftim.