Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim me prokurim publik në Ferizaj

 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim me prokurim publik. Bëhet fjalë për një arkitekt në Drejtorinë e Urbanizimit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt i cili i kishte mundësuar përfitim material një personi tjetër duke i shkaktuar buxhetit të Komunës dëm në vlerë prej 67.659.41 euro.

Sipas njoftimit të Policisë, arkitekti S.B pasi ishte caktuar menaxher i një projekti kishte keqpërdorur detyrën zyrtare duke nënshkruar një aneks kontratë pa bërë verifikimin e punëve të kryera në teren.