Kronikë e zezë

Arrestohet një zyrtar i ATK-së, dyshohet për keqpërdorim detyre

 

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

I dyshuari, sipas Policisë, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.