Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar vdekjen e një burri në Suharekë, i cili ishte gjetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ishte rrokullisur me moto-kultivator.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje. “Suharekë 14.09.20203 – 20:13. Është raportuar se viktima mashkull kosovar me moto-kultivator ishte rrokullisur dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.