Një granatë dore është hedhur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.
Për këtë rast një njoftim e ka lëshuar ndërmarrja "Trepça".
“Ndërmarrja Trepça sh.a njofton se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore kryesuesi i Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes ‘Trepça’ sh.a. Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marr me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.
“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar Prekazi.
-
Arrestohet i dyshuari për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës
-
Haset një granatë në një arë në Plemetin
-
Doli për të punuar prapa shtëpisë, hasë në granatë dore brenda oborrit
-
Hidhet një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë
-
Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit