Një burrë në Gjilan është raportuar se është zhdukur nga e diela e javës së kaluar.
Rasti në Polici është paraqitur të martën. Ai thuhet se ka dalë nga shtëpia rreth orës 11:00 të dielën dhe nuk është kthyer më.
“Gjilan 27.08.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar me 29.08.2023 ka raportuar, se me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.