Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në fshatin Samadraxhë të Suharekës.
Në këtë aksident, të përfshirë janë një kamion dhe një furgon.
Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti.
Redaksia ka kontaktuar Policinë në lidhje me ngjarjen, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.