Kronikë

Tiranë: Gjendet i vdekur një 13-vjeçar brenda automjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.

Një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët brenda automjetit në garazhin e banesës.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia, raportoi TopChannel. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.