Një preson është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar policët.
Sipas raportit të Policisë rasti që ka ndodhur të enjten në Klinë, është duke u trajtuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.