Është arrestuar personi që dyshohet se ka vjedhur para e stoli ari nga kompleksi i Teqesë së Madhe të Gjakovës më 22 maj.
Policia ka arrestuar të dyshuarin Xh.Th. i lindur më 1975 mbi dyshimin se ka kryer vjedhjen e rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit kanë kryer kontroll edhe në objektet e banimit të të dyshuarit dhe kanë gjetur e sekuestruar nga aty, një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes, njoftoi PK.
Më 22 maj, ankuesi kishte raportuar se persona të panjohur ishin futur brenda shtëpisë së tij dhe kishin vjedhur në dy kasaforta para në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, dhe disa stoli të arit. Vjedhja ishte kryer në shtëpinë e prijësit fetar, jashtë Teqesë.
Policia ka iniciuar rastin “vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.
