1 perditesime
Kronikë e zezë

Gjendet burri i zhdukur në Prizren

Gjendet burri i zhdukur në Prizren
Foto ilustrim
16:35

Gjendet burri i zhdukur në Prizren

Policia e Kosovës njoftoi se është gjetur të dielën një burrë nga Prizreni, që është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS se viktima me familjarët e tij janë paraqitur në stacionin policor rreth orës 12:10, ndërsa ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po sot me datë 28.05.2023, rreth orës 12:10 familjarët bashkë me viktimën janë paraqitur në stacionin Policor të Prizrenit. Viktima ishte mirë dhe shëndosh. Pas intervistimit, viktima bashkë me dëshmitarin janë liruar”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.

12:22

Raportohet i zhdukur një burrë në Prizren

Një burrë është raportuar i zhdukur nga i biri i tij të shtunën në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Policia ka njoftuar të dielën se ankuesi ka thënë se babai i tij ka dalë nga shtëpia nga mesdita e së premtes dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është në procedurë hetimore.