Kronikë

Raportohet i zhdukur një burrë në Prizren

Një burrë është raportuar i zhdukur nga i biri i tij të shtunën në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Policia ka njoftuar të dielën se ankuesi ka thënë se babai i tij ka dalë nga shtëpia nga mesdita e së premtes dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është në procedurë hetimore.