Kronikë

Vritet në Zvicër një kosovare 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, i dyshuar bashkëshorti i saj

Një kosovare 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, është gjetur pa shenja jete në apartamentin e saj në Vevey të Zvicrës. Në trupin e saj kishte plagë thike, ndërsa i dyshuari është bashkëshorti i saj 42-vjeçar, po ashtu shtetas i Kosovës, shkruan “Blick”.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten. Fillimisht kosovari 42-vjeçar ishte paraqitur në stacion policor në Bern ku deklaroi se e ka lënduar bashkëshorten në apartamentin e tyre në Vevey. Policia më pas shkoi në apartament dhe gjeti trupin e pajetë të kosovares.

Kosovari 42-vjeçar është arrestuar dhe dërguar në paraburgim. Ndërsa katër fëmijët e viktimës janë dërguar te familjarët.

Kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet që çuan deri te krimi.