Kronikë e zezë

“Vdekje e dyshimtë”, foshnja dymuajshe dërgohet pa shenja jete në ambulancën e Studençanit

 

Një foshnje dymuajshe është dërguar pa shenja jete në ambulancën në fshatin Studençan të Suharekës të enjten pasdite, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se për ngjarjen është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”.