Kronikë

Theret me thikë një 23-vjeçar në Vushtrri

Shiriti i policise

Foto ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se është therur me thikë një 23-vjeçari në Vushtrri të mërkurën, derisa është arrestuar i dyshuari që ka kryer veprën penale.

Policia njoftoi se vepra ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

“Një person i dyshuar është arrestuar gjatë mbrëmjes se djeshme në Vushtrri , arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me një mjet të mprehtë (thikë) sulmuar viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 23 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit shtetas i Republikës së Kosovës, u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin policor.