Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, pas një mosmarrëveshjeje.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.