Dy fëmijë kanë pësuar lëndime nga rryma në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në qendër të Prishtinës mëngjesin e së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia, zjarrfikësit dhe urgjenca kanë intervenuar pas telasheve me rrymën dhe raportimit për fëmijët e lënduar.
Sipas përgjigjes së Policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet nga institucionet.
Një dëshmitare i ka thënë KOHËS se dy fëmijët kanë pësuar lëndime të lehta.
Malë Gashi, ndihmëskomandant i zjarrfikësve në Prishtinë, ka deklaruar se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes pasi është pranuar informata për zjarr në një trafo dhe për persona të lënduar.
“Ekipet e zjarrëfikjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur zjarr. Në kontakt me Policinë e Kosovës dhe ekipet mjekësore jemi njoftuar se dy persona janë lënduar nga rryma. Sipas informatave, nuk kanë qenë nxënës të shkollës”, ka bërë të ditur Gashi që ka shtuar se nuk ka pasur nevojë për intervenim të zjarrfikësve.
Edhe
Dy nxënës pësojnë djegie të rënda pas kontaktit me rrymën në oborr të shkollës
Drejtoresha e shkollës ka thënë se është në Emergjencë e se aktualisht s’mund të deklarohet.
Nga KEDS-i kanë thënë se nuk kanë informata se çfarë ka ndodhur. “Aktualisht nuk kemi informatë të saktë se çka ka ndodhur në shkollën ‘Faik Konica’, në Prishtinë. E tëra çfarë dimë është se Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes, prandaj ju lus t’i drejtoheni Policisë”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi.
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Gjyshi i njërit prej nxënësve të lënduar nga rryma: U përpoq ta nxirrte shokun nga trafoja
-
Therje me thika mes dy grupeve të nxënësve në një shkollë të Lipjanit
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit