Kronikë

Shqipëri, një burrë vret kunatën në mes të natës

Në Shqipëri dy persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e hershëm të së shtunës.

Raportohet se në Shkozë, një burrë ka vrarë kunatën e tij sa ishte ajo në dhomën e saj. Ajo kishte dy fëmijë, një prej të cilëve afër vetes në momentin e krimit.

Pas vrasjes së kunatës, burri ka vrarë edhe veten.

Bashkëshorti i gruas, siç raportojnë mediat, nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes. /TCH