Kronikë e zezë

Vdiq një fëmijë në Pejë pasi ra nga ballkoni i një shtëpie

Foto ilustrim
 

Një fëmijë ka vdekur të dielën pasdite në Trepoviq të Pejës pasi ka rënë nga ballkoni i një shtëpie.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se fëmija ka arritur në Spitalin Rajonal të Pejës pa shenja jete.