Kronikë

Shqiptari që vrau gruan në Itali ndërmerr një veprim drastik

Shqiptari që vrau gruan e tij në Terni të Italisë dhe më pas u burgos për këtë gjë, është vetëvrarë duke përdorur një çarçaf. Sipas raportimeve, ai ishte i vetëm në qeli, nën vëzhgim të rreptë.

Ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të varur në qeli 62-vjeçarin, raportoi Italy24press.

“Jemi në vetëvrasjen e 12-të të një të burgosuri në burgjet italiane. Është një masakër që keni për detyrë ta ndaloni”, ka thënë Gennarino De Fazio, sekretar i përgjithshëm i Policisë së burgjeve Uilpa.

62-vjeçari vrau gruan e tij duke e goditur pesë herë me thikë në shtëpi të enjten.