Pas mesnate, policia në veri të Mitrovicës ka ndaluar dy persona të dyshimtë.
Patrulla policore fillimisht e kishte sinjalizuar për ndalim një veturë në fshatin Koshtovë, drejtuesi i së cilës nuk i është bindur sinjalit nga policia për ndalim.
Por, policia ka arritur ta ndalojë më pas diku tjetër.
“Patrullat policore më pas në qendër të qytetit (tek rreth-rrotullimi) kanë arritur ta ndalojnë veturën pa targa e në të cilën ishin dy persona: A.D., (viti i lindjes 1996, mashkull serb kosovar) dhe D.Z., (viti i lindjes 1992, mashkull serb kosovar)”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Pas kontrollit të veturës dhe personave, policia tek i dyshuari D.Z., ka gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike.
Rasti është iniciuar për posedim të substancave narkotike.