Kronikë

Serbes në Graqanicë i vidhen stoli ari e para të gatshme

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur në fillim të kësaj jave në Graqanicë.

Sipas njoftimit në shtëpinë e një gruaje të nacionalitetit serb, kanë hyrë pasona të panjohur të cilët kanë vjedhur stoli ari e argjendi dhe para të gatshme.

“Raportohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së ankueses femër serbe dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe para të gatshme. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.