Policia e Kosovës i ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës të mërkurën, të tri raste të ndara.
Në rastin e parë, në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet një personi i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë, ndërsa në fshatin Miradi në Fushë-Kosovë, është sekuestruar një armë e tipit “Zoraki” me 5 fishekë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
Autoritetet policore njoftuan se thika i është kapur një nxënësi në një shkollë në Prishtinë.
I mituri është arrestuar, e pas intervistimit në prezencën e prindit dhe të avokatit mbrojtës, i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, u shiste thika e boksa metalikë të miturve
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Kapet me thikë një nxënës i Prizrenit
-
Sekuestrohen dy armë zjarri e një thikë në Fushë-Kosovë, dy persona në mbajtje
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri