Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrihen mes vete katër nxënës në Obiliq

rrahje

Janë rrahur mes vete katër nxënës në Obiliq të martën. Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë të ditur se si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Obiliq 28.03.2023-11:10. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë -nxënës, ku si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor . Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.