Kronikë

Burri që jeton jashtë vendit kërcënoi me vrasje bashkëshorten në Prizren

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për një person që dyshohet se ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij.

Burri me inicialet E.N., 29-vjeçar, që gjendet jashtë shtetit, e ka kërcënuar bashkëshorten 31-vjeçare A.G., në Prizren, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë të tipit T.T- M57 dhe 39 fishekë.

“Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit arma e gjetur sekuestrohet, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale ‘kanosja’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armë’”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari është në kërkim policor.