Policia e Kosovës njoftoi se në një sallë dasmash në Pejë është vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte para.
Autoritetet njoftuan se rastin e ka raportuar një person të hënën, derisa njësitë kanë nisur hetimin.
Ende s’është arrestuar ndonjë i dyshuar, e rasti u iniciua si “vjedhje e rëndë”.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se në sallën e dasmave persona ende të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh.