Një person ka vdekur të hënën në Klinë në vendin e tij të punës.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima derisa po punonte në ndërtimtari ishte rrëzuar papritur në tokë.
Ai është dërguar nga shokët e tij në QKMF e pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet se ka pasur atak kardiak.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.