Një shtetas i Turqisë është arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar.
Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari tentoi të udhëtojë në destinacionin Prishtinë-Cyrih-Milano duke prezantuar letërnjoftim të falsifikuar të një shteti tjetër.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .