Një shtetas shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka raportuar se derisa ishte brenda veturës së tij në Mitrovicë të shtunën mbrëma, tre persona të panjohur ia kanë thyer xhamin dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke ia vjedhur një telefon dhe kuletën.
Rasti po hetohet nga Policia.
“Mitrovicë (NN) 25.03.2023, 19:41. Ankuesi mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore ka raportuar se deri sa ishte brenda veturës së tij tre persona të panjohur i kanë thyer xhamin dhe e kanë sulmuar fizikisht si dhe ia kanë marr një telefon IPHONE 11, kuletën brenda së cilës kishte para, dokumentet personale dhe të njëjtit kanë ik në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.