Kronikë

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Podujevë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, të shtunën në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, rasti ka ndodhur në segmentin afër tunelit të parë.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30. Sipas përgjigjes së tij, në aksident janë përfshirë dy vetura e gjashtë persona kanë pësuar lëndime.