Dy zyrtarë të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike janë kanosur të premten në fshatin Loxhë të Pejës teksa ishin duke bërë një shkyçje nga sistemi i rrjetit të energjisë elektrike.
Në raportin 24-orësh, Policia njofton se ata u kanosen nga një i dyshuar.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.