Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, me dyshimin se ka kryer veprën penale “tentim-dhunimi”.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën (21 mars), ndërsa atë ditë i dyshuari nuk ishte hasur nga Policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “tentim-dhunimi”.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në njoftimin e 21 marsit.