Kronikë

“Tentim vetëvrasjeje”, gjakovarja 73-vjeçare dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Klinika Emergjente në QKUK

Një grua rreth 73-vjeç në Gjakovë, dyshohet se i ka vënë flakën vetes të enjten.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”, ndërsa zjarri është arritur të shuhet nga fqinjët e saj, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se e moshuara është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Tentim vetëvrasje’”, ka thënë Elezaj.