Kronikë

Një shtetas shqiptar e një kosovar dyshohen për mashtrim me kriptovaluta në Austri

Një shtetas shqiptar dhe një kosovar janë duke u akuzuar nga autoritetet austriake se mashtruan me kriptovaluta, raporton “MeinBezirk.at”.

Ata dyshohet se e bindën një afgan të investonte në skemë mashtrimi me kriptovaluta, duke i premtuar përfitime të mëdha. Ndërsa ia vodhën 10 mijë euro.

Raportohet se ata kontaktuan afganin 41-vjeçar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e bindën të investonte në një faqe mashtruese.

Rasti në Polici në Salzburg ishte raportuar më 27 qershor të vitit 2022.

Policia kishte treguar se afgani kishte investuar deri 10 mijë euro dhe më pas

Autoritetet austriake kanë identifikuar të dyshuarit. Bëhet fjalë për një 31vjeçar nga Shqipëria dhe një 43-vjeçar nga Kosova.

“Në një hetim intensiv, hetuesit e krimeve kibernetike mësohet se kanë identifikuar dy mashtruesit e dyshuar. Ata janë raportuar nga prokurori publik i Salzburgut për mashtrim të rëndë”, thuhet nga mediumi austriak.