Kronikë e zezë

17-vjeçarit në Suharekë i sekuestrohet një pushkë

 

Një 17-vjeçari në fshatin Sllapuzhan të Suharekës i është gjetur një pushkë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, Policia kishte marrë një informatë në orët e mbrëmjes të së hënës për disa persona të dyshuar në një stallë bagëtish në këtë fshat.