Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, afër kishte një pistoletë

Është gjetur pa shenja jete një burrë të hënën në shtëpinë e tij në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës mirëpo në afërsi të tij është gjetur një revole me një fishek.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në njoftim.