Kronikë

Gruaja në Hajvali braktis fëmijët e saj, arrestohet

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një grua në fshatin Hajvali të Prishtinës, pasi që me vetëdëshirë i ka braktisur fëmijët e saj.

Sipas Policisë, e dyshuara ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish-bashkëshorti.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vetëdëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish-bashkëshorti i saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.